Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga shqyrtimi i çështjes së Sterilizimit për të cilën po hetohet.
Beqaj e depozitoi kërkesën pasi Davidhi rëndoi akuzën ndaj tij, duke theksuar se gjyqtarja nuk dha vendim të arsyetuar për ndryshimin e akuzës.
Beqaj ka deklaruar seancat e shkuara se nuk do bjerë pre e presionit për gjykim të shkurtuar dhe se akuzat ndaj tij janë tendencioze.
Një muaj më parë, SPAK pranoi kërkesën e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Flojera Davidhi për rikualifikimin e akuzës për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-zëvëndësin e tij Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.
Sipas gjyqtares Davidhi Beqaj, Rrjepaj e Rrapaj duhet të akuzohen për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”.