Mediu takon në SHBA dy Senatorë: Biseduam për problemet e zgjedhjeve në Shqipëri


Kreu i Partisë Republikane gjatë ceremonisë së inaugurimit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka zhvilluar takime me dy senatorë amerikanë.

Mediu takoi Senatorin John Cornyn të cilët ku bisedoi për problemet e manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri, lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe përdorimin e drejtësisë kundër opozitës.

Mediu u takua edhe me Senatorin James Lankford si dhe këshilltarin e senatorit Cornyn dhe atë të Senatorit Rick Scott.

Kënaqësi të takohesha me Senatorin John Cornyn anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe Komisionit të Inteligjencës në Senat, por dhe anëtar i OSCE PA, me të cilin biseduam për angazhimin e tij në Forumin e Sigurisë që bashkëorganizoj në Kongres në 5 shkurt me temë” Veprimet keqdashëse të Kinës, Rusisë dhe Iranit”

Po ashtu biseduam për problemet me manipulimin e zgjedhjeve nga qeveria në Shqipëri, lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Përdorimin e drejtësisë në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën kundër opozitës.

Më tej për elementë të forumit të Sigurisë biseduam me Phol Breuder Këshilltarin për sigurinë të Senatorit Cornyn, me Paul J Bonicelli, Këshilltarin për Sigurinë të Senatorit Rick Scott, me interesin për organizimin e këtij forumi vitin tjetër në Senatin e SHBA.

Kënaqësi të takoja gjatë inagurimit mikun e vjetër Senatorin James Lankford bashkë me bashkëshorten e tij Cindy. Senatori Lankford është nënkryetari i konferencës së Senatorëve Republikan dhe anëtar i Komitetit të Inteligjencës”-shkruan Mediu.