Trump kërkon të ndalojë kërkimin shkencor mbi viruset e lidhura me pandeminë Covid-19


Dr. Jay Bhattacharya, i nominuari për të drejtuar Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, ka shprehur mbështetjen e tij për ndalimin

Administrata Trump po përgatit një urdhër ekzekutiv që do ndalonte fondet federale, të paktën përkohësisht, për një lloj kërkimi të rrezikshëm dhe të diskutueshëm mbi viruset që i bën patogjenët më të rrezikshëm ose ngjitës.

Qëllimi i urdhrit do ishte ndalimi i shkencëtarëve që financohen nga SHBA-ja nga kryerja e kërkimeve “mbi fitimin e funksionit” mbi viruset që mund të rrezikojnë shëndetin e njeriut, thanë njerëz të njohur me planet.

Disa viruse, si patogjeni i gripit të shpendëve H5N1, mund të përjashtohen nga urdhri, tha një nga burimet.

Urdhri nuk është finalizuar dhe hollësitë e tij janë një punë në zhvillim e sipër, shtoi burimi.

Disa republikanë kanë fajësuar për pandeminë Covid-19, kërkimet mbi fitimin e funksionit  të viruseve. Mbrojtësit e kërkimit në fjalë, thonë se kjo i ndihmon shkencëtarët të vlerësojnë potencialin e patogjenëve për të infektuar njerëzit dhe për të gjetur mënyra për t’i luftuar ata.

I nominuari i Presidentit Trump për të udhëhequr Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, Dr. Jay Bhattacharya, ka shprehur mbështetjen për një ndalimitë hulumtimitnë fjalë.

Studimet e fitimit të funksionit kishin qenë një element kryesor i kërkimit mbi viruset, por u bënë objekt polemikash dhe kritikash gjatë krizës pandemike. Republikanët në Kongres kritikuan studimet. Administrata Biden kishte filluar të merrte hapa për të frenuar kërkimin.

Gjatë eksperimenteve mbi fitimin e funksionit, shkencëtarët modifikojnë, në një laborator të sigurt, një virus për të mësuar se si mund të përhapet me shpejtësi ose si ai mund të shmangë barnat. Shumë virologë kanë argumentuar se studimi i viruseve në mjedise të kontrolluara, me rregullimin e duhur, është i nevojshëm për t’u përgatitur për pandemitë e ardhshme.

Ata që janëkundër këtij ndalimi argumentojnë se vendet e tjera do i vijojnë studimet dhe do e kapërcejnë shkencërisht SHBA-në nëse puna shkencore në SHBA kufizohet.

“Do të ishte një ide e tmerrshme për të ndalur kërkimet që janë të nevojshme për të na mbrojtur,” tha Gigi Gronvall, një imunologe dhe eksperte e biosigurisë në “Johns Hopkins Bloomberg”.

“Njerëzit mund të fusin kokën në rërë si struci, por ka shumë kërcënime virale vërdallë dhe nuk do jemi në gjendje ta zgjidhim kërcënimin pa i kuptuar viruset.”

Disa republikanë kanë fajësuar kërkimet mbi fitimin e funksionit për pandeminë Covid-19, duke deklaruar se virusi ka rrjedhur nga një laborator në Wuhan, Kinë.

Shumë shkencëtarë dhe zyrtarë të shëndetit publik kanë thënë se nuk ka asnjë provë publike që një eksperiment në laboratorin e Wuhanit mund të ketë  krijuar virusin që shkaktoi pandeminë.

Një raport i inteligjencës amerikane i publikuar në vitin 2021 tha se virusi që shkakton Covid-19 ka të ngjarë të jetë rezultat i një aksidenti të rjedhur nga një laborator, dhe jo produkt i inxhinierisë gjenetike të qëllimshme.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e WSJ

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani