Dy persona janë arrestuar nga Antidroga e Tiranës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Gjatë operacionit u sekuestruan 60 kg kanabis e ndarë në gjashtë thasë ndërsa në pranga ranë 35-vjeçari Kujtim Ukaj, banues në Fushë Krujë, i cili transportonte drogën dhe 26-vjeçari Abdurrahman Rizvani, banues në Mat, i cili mbikëqyrte lëvizjet e policisë.
Njoftimi
“Antidroga e Tiranës ka arrestuar 2 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër teksa vijojnë operacionet kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, duke përfunduar me sukses operacionin e koduar “Interruption 2”, pas një hetimi disamujor.
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 6 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale prej 60 kilogramësh. Sakaq u arrestuan në flagrancë dy shtetasit, Kujtim Ukaj, 35 vjeç, banues në Krujë, i cili transportonte lëndën narkotike me automjet dhe Abdurrahman Rizvani, 26 vjeç, banues në Mat, që monitoronte rrugën për prezencë të Policisë. Ndërkohë u shpall në kërkim një 28-vjeçar, S. D., i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Operacioni u zhvillua në zonën e Luzit, Fushë Krujë, ku shërbimet e Policisë ndaluan automjetet e përdorura nga të dyshuarit.
Gjatë kontrollit të njërit automjet, u gjet sasia e lëndës narkotike në pjesën e pasme. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin K. U., në pjesën e pasme, shërbimet e Policisë kanë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë. Automjeti tjetër drejtohej nga shtetasi A. R., i cili kontrollonte rrugën dhe njoftonte shtetasin K. U., nëse kishte prezencë të Policisë. Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi S. D., 28 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet, 2 celularë dhe një shumë parash.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:60 kilogramë cannabis sativa;2 automjete;2 celularë;Një shumë parash.Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, në lidhje me veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Policia vijon hetimet për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim.”