Vrau kamerierin, Gjykata e Elbasanit dënon në mungesë me 17 vite burg Erjon Llapushin


Gjykata e Elbasanit dënoi sot me 17 vite burg në mungesë Erjon Llapushin duke e shpallur fajtor për vrasjen me dashje të kamarierit në një restorant në Labinot Fushë të Elbasanit, më 2 tetor 2021

Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri, Gazment Kurmaku  i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty.

 57-vjeç, kryekamarier, ndërroi jetë në spital 5 ditë pasi u godit me sende të forta Erjon Llapushi

Gjatë një operacioni kontrolli të ndërmarrë pak ditë më parë, RENEA bastisi edhe banesën e të shumëkërkuarit për vrasje, por nga kontrollet rezultoi se nuk ishte në banesë.