“1 milion shqiptarë po përjashtohen nga votimi, do protestojmë para ambasadave” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha paralajmëroi për protesta para ambasadave teksa tha se shumë emigratë shqiptarë që nuk kanë pasaporta shqiptare apo letërnjoftime mund të mos lejohen të votojnë.

Ai i kërkoi KQZ-së që të marrë të gjitha masat për të mundësuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e votës së diasporës.

“Ne kemi bërë kompromis për të sjellë ndryshime, por nuk mund të pranojmë të ndëshkojmë dy të tretat e shqiptarëve sepse nuk kanë letërnjoftime ose pasaporta shqiptare. Përjashtimi i mbi 1 milion shqiptarëve vetëm sepse nuk kanë dokumente është një shkelje e rëndë dhe e papranueshme.” – tha Berisha.