Arratiset nga burgu i Ankonës në Itali Xhevdet Plaku


Një shqiptar i dënuar në Itali është arratisur nga burgu. 44-vjeçari Xhevdet Plaku është arratisur nga burgu i Ankonës ku po vuante dënimin për shitje lëndësh narkotike.

Plakut i kishin mbetur disa muaj dënim dhe duket se ka përfituar nga regjimi i zbutur që parashikohet për të burgosurit me sjellje të mirë.

Plaku ka kryer dy vrasje më herët. Në vitin 2000 ai ka vrarë shqiptarin tjetër Sali Rapin në Borghetto Santo Spirito, në provincën e Savonës.

Ndërsa tre vite më vonë kreu një tjetër rasje në Durrës. 44-vjeçari ishte arrestuar në Shqipëri në vitin 2010 dhe u ekstradua në Itali në vitin 2013.