Atentati ndaj 48-vjeçarit, gjendet brenda “Porsche”-s së djegur arma


Një armë zjarri është gjetur nga policia në mjetin e djegur në Zall Herr që dyshohet se u [ërket autorëve të vrasjes së 48-vjeçarit Lulzim Visha.

Makina e djegur “Porsche” kshte targa që janë vjedhur në muajin prill 2023 në Kamëz.

Njoftimi

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë për vrasjen e shtetasit Lulzim Visha, ju informojmë se: Në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar i djegur një automjet tip “Porsche” i dyshuar i përdorur nga autori/ët e ngjarjes.

Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët.  Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.

Vijon puna  intensive nga grupi i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe  për sqarimin e rrethanave  dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”.

Viktima është qëlluar disa herë rreth 200 metra larg shtëpisë brenda makinës së punës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner ndërsa policia ka gjetur 12 gëzhoja pranë makinës së viktimës.

Dyshohet se autori ka përdorur pistoletë me silenciator duke qenë se banorët nuk kanë dëgjuar të shtëna. Visha ishte babai i dy fëmijëve dhe është proceduar penalisht disa herë shkruan.

Ai është vëllai i Besnik Vishës, i cili në prill 1997 ka vrarë Refik Domin pranë Universitetit Bujqësor në Tiranë. Besnik Visha u dënua  me 12 vite burg për vrasjen e kryer, dënim të cilin e kishte shlyer dhe ndodhet jashtë vendit.Dyshohet se autorët kanë përdorur një makinë “Porsche” të zezë për kryerjen e krimit.