Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Posaçme që e gjeti fajtor për korrupsion zgjedhor.
Memolla mbërriti ditën e sotme në gjykatë për t’u njohur me vendimin ndaj tij.
Ai u akuzua nga SPAK se ndërhynte pranë OSHEE-së për të shmangur ndërprerjen e energjisë elektrike për debitorët në këmbim të votës për zgjedhjet e 6 marsit 2022.
Lidhur me dosjen në fjalë Ndriçim Tafgjata e Blerim Xhamani janë dënuar me nga një vit burg, ndrësa Isuf Toska është dënuar me 8 muaj burg që i është shndërruar në 1 vit e 4 maj shërbim prove.