Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin, duke hedhur poshtë kërkesën e këtij të fundit për ndryshim të masës së sigurisë.
Malltezi është nën hetim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, çështje për të cilin është nën hetim vjehrri i tij, kreu i PD-së Sali Berisha.
Malltezi është në arrest shtëpie që prje nëntorit 2023, kur u arrestua në aeroportin e Rinasit.