Policia e Vlorës ka gjetur një sasi armësh në një banesë në lagjen “10 Korriku” duke shpallur në kërkim pronarin.
Pas kontrollit efektivët gjetën një pistoletë me silenciator dhe 24 fishekë, ndërsa shpalli në kërkim 46-vjeçarin Alush Kallulli alias Alush Taka.
“Gjatë kontrollit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me krehër me 10 fishekë, një pajisje cilindrike (silenciator) dhe një kuti me 14 fishekë. Arma e zjarrit dhe pajisjet e sekuestruara do t’i dërgohen Institutit të Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Shtetasi A. K. alias A. T., 46 vjeç, që dyshohet se mbante të fshehur armën, në banesën e tij, u shpall në kërkim. Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.”