Gjykata kthen në SPAK dosjen ndaj Dogjanit, deputeti: Triumf i drejtësisë, shpresë për qytetarët


Gjykata e Posaçme ka kthyer dosjen ndaj deputetit të PD-së Asllan Dogjani në SPAK për plotësim hetimesh.

Ai akuzohet për deklarim të rremë pasurie ndërsa SPAK-ut i janë lënë dy muaj kohë.

Pas daljes nga gjykata, demorati tha se vendimi i sotëm i gjykatës është trumf i drejtësisë e shpresë për qytetarët.

“Edi Rama ka kthyer Shqipërinë në vend mbeturinash. Gjykata me vendim të ndërmjetëm i kërkoi SPAK-ut të kryjë hetimet edhe një herë. Kjo vepër penale e supozuar është bërë nga një mashtrues qe e kam kallëzuar për vjedhjen e pronës publike. Është hakmarrje nga ana e tij. E kam denoncuar me banorët për grabitjen e pronës publike. Sot është triumf i drejtësisë por edhe shpresë edhe për qytetarët. Të denoncojnë çdo hajdutëri. Gjykata u dha një shpresë qytetarëve.” – tha Dogjani.

Pasuria për të  cilën akuzohen Dogjani është një apartament 128.4 m2 në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, që SPAK thotë se deputeti e bleu 112 mijë euro me para në dorë, megjithatë Dogjani ka deklaruar në ILDKPI se e ja oërfituar nga konsulenca juridike që i ka dhënë kompanisë  së ndërtimit “Protial”.