Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës shkon në Gjykatën e Posaccme, akuzohet për korrupsion


Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur në SPAK.

Ai është në proces gjyqësor pasi akuzohet për korrupsion zgjedhor ndërsa SPAK ka kërkuar një vit burg ndaj tij dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Sipas prokurorisë, Memolla ndërhynte te SHEE_ja për të mos ndërprerë energjinë debitorëve duke marrë në këmbim votën e tyre për zgjedhjet lokale të 6 marsit 2022.