SPAK pranon kërkesën e Berishës, nuk do paraqitet më 3 shkurt


Prokuroria e Posaçme ka pranuar kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të mos u paraqitur sipas vendimit “detyrim paraqitje” lidhur me çështjen e “Partizani”.

Berishës i duhej të paraqitej të hënën e 3 Shkurtit në SPAK por kërkesa e depozituar përmes avokatit është pranuar nga dy prokurorët e dosjeve Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Aprovimi është bërë për shkak se Berisha do të udhëtojë në Gjermani, për një takim pune me ftesë të CDU-së. Por ai do të paraqitet të hënën e tretë të muajit të ardhshëm.

Apeli i GJKKO i riktheu masën e detyrueshme në 2 herë SPAK Berishës për këtë dosje, duke e rrëzuar revokimin e mëparshëm të GJKKO-së.