Taksistët e Elbasanit kanë zhvilluar një protestë para bashkisë së Elbasanit.
Ata kërkojnë caktimin e një vendi për të gjithë operatorët e taksive, duke përfshirë kompanitë e reja, shkruan Shqiptarja.
Kërkesë tjetër e taksistëve ëshsë mbështetja përmes subvencioneve për të blerë taksi elektrike si dhe mbrojtje e mbështetje për taksistët e pavarur.
Kërkesat e taksistëve
-Vendosja e një vendi të caktuar për të gjithë operatorët e taksive, përfshirë kompanitë e reja të cilat duhet të qëndrojnë jashtë vendodhjeve aktuale, për të shmangur konkurrencën e pandershme dhe për të siguruar barazi në treg. Pra duhet të merret një vendim nga Këshilli Bashkiak për caktimin e vendodhjeve të kompanisë së re që nuk bie ndesh me ato të vjetra.
-Mbështetje për kalimin në përdorimin e taksive elektrike, përmes subvencionimit të blerjes së mjeteve elektrike ose mbulimit të interesit për kreditë që mund të merren për këtë qëllim. Kjo do të bënte që të ulej ndotja dhe do të përmirësonte cilësinë e shërbimeve për qytetarët.
-Mbrojtja e biznesit të vogël dhe mbështetje për taksistët e pavarur, për t’u mundësuar atyre të konkurrojnë në kushte të drejta.