Qindra të burgosur federalë transgjinorë janë të tmerruar pas një vendimit që do i dërgojë në burgjet e burrave, si pasojë e një urdhëri ekzekutiv të Presidentit Donald Trump në ditën e parë të mandatit të tij.
Tani, avokatët po përpiqen me të gjitha forcat të gjejnë një mënyrë për të luftuar këtë urdhër, duke thënë se të burgosurit do kenë shumë probleme kur të zhvendosen në burgjet për burra, ku janë të burgosur të rrezikshëm.
“Do jetë jashtëzakonisht e rrezikshme,” tha avokata Moira Meltzer-Cohen për DailyMail.com.
Meltzer-Cohen përfaqëson Donna Langan, një grua transgjinore që iu nënshtrua një operacioni për ndryshim gjinie gjatë qëndrimit në burg federal. Ajo është duke vuajtur një dënim përjetë për grabitje bankare si pjesë e grupit neonaziste “Aryan Republican Army”.
Meltzer-Cohen tha se frikësohet se do ketë “gjakderdhje” nëse klienti i saj dhe të burgosur të tjerë transgjinorë detyrohen të transferohen në burgje për burra.
Urdhri deklaroi se qeveria do njohë vetëm dy gjini – mashkull dhe femër. Kjo do të thotë që të gjitha “hapësirat intime të destinuara për gratë, vajzat ose femrat” do përcaktohen sipas gjinisë biologjike dhe jo identitetit gjinor të vetëzgjedhur.
DailyMail.com shikoi një email nga një mbrojtëse publike federale në Massachusetts që iu dërgua kolegëve në mbarë vendin.
Në të thuhej se një nga klientët e saj, një grua transgjinore e burgosur në Minnesota, ishte ndër ata që i kap urdhri dhe ishte “e tmerruar” nga ajo që do ndodhë kur të dërgohen në burgje për burra.
Trump nënshkroi urdhrat të hënën, duke hequr mbrojtjet për personat transgjinorë dhe duke vendosur që dy “gjinitë e pandryshueshme” janë “të pandryshueshme” dhe që burgjet federale, si dhe strehoret për emigrantët dhe viktimat e përdhunimit, duhet të ndahen sipas gjinisë biologjike.
Gjithashtu, fondet federale nuk do të përdoren më për të financuar “shërbimet e tranzicionit”.
Presidenti gjithashtu kërkoi që zyrtarët të përdorin termin “gjini” në vend të “identitetit gjinor”. Agjencitë federale u këshilluan të ndalonin financimin për të promovuar “ideologjinë gjinore” duke përfaqësuar një ndryshim të madh të politikave nga administratat e presidentëve demokratë Bidene Obama.
Ndryshimet, të cilat u mirëpritën nga grupet konservatore, janë pritur me frikë dhe zemërim nga komuniteti transgjinor.
Zyra e Burgjeve Federale vlerëson se ka rreth 1,500 të burgosur transgjinorë femra dhe 750 transgjinorë meshkuj në sistemin e burgjeve federale.