Vrasja e 48-vjeçarit në Tiranë, gjenden 12 gëzhoja, dyshohet se autori përdori pistoletë me silenciator


Të tjera hollësi janë zbuluar lidhur me vrasjen e 48-vjeçarit Lulzim Visha mëngjesin e sotëm.

Viktima është qëlluar disa herë rreth 200 metra larg shtëpisë brenda makinës së punës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner ndërsa policia ka gjetur 12 gëzhoja pranë makinës së viktimës.

Dyshohet se autori ka përdorur pistoletë me silenciator duke qenë se banorët nuk kanë dëgjuar të shtëna. Visha ishte babai i dy fëmijëve dhe është proceduar penalisht disa herë shkruan BW.

Ai është vëllai i Besnik Vishës, i cili në prill 1997 ka vrarë Refik Domin pranë Universitetit Bujqësor në Tiranë. Besnik Visha u dënua  me 12 vite burg për vrasjen e kryer, dënim të cilin e kishte shlyer dhe ndodhet jashtë vendit.

Dyshohet se autorët kanë përdorur një makinë “Porsche” të zezë për kryerjen e krimit.