48-vjeçari Lulzim Visha është gjetur i vdekur brenda makinës së tij në Zall Mner. Viktima dyshohet se se është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Shën Stefani” rreth orës 7 e 40 të mëngjesit.
Visha banonte në Kamëz ndërsa dinamika e ngjarjes së rëndë nuk dihet ende. Në kohën kur është qëlluar me armë ai ishte në makinën e kompanisë “Postman” që dërgon pako në mbarë Shqipërinë.
Vëllai i Lulzim Vishës ka vrarë një person para disa vitesh, megjithatë nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Dyshohet se autori ka përdorur pistoletë me silenciator për të qëlluar pasi banorët e zonës nuk kanë dëgjuar të shtënë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 12 gëzhoja pistolete.
Në prill të vitit 1997, vëllai i viktimës, Besnika Visha, ka vrarë me armë RefikDomin pranë Universitetit Bujqësor në Institut, Tiranë.
Njoftimi
“Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Në vijim, do të keni një informacion me të detajuar për rastin.”

Lulzim Visha