Bektashinjtë përkujtojnë sot 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, vlerësoi kontributin e bektashinjve në historinë e Shqipërisë.
Ai theksoi se shreson që këtë vit të përmbushet domosdoshmëria për stabilizimt e Statutit juridik të Urdhrit të Bektashinjve.
“Ngjarje historike! Në rrethanat e vështira, bektashianët u vunë në shërbim të saj duke sakrifikuar edhe jetën për të. Kontributi vijoi deri në çlirimin e vendit e duke mos u ndalur deri në ndalimin e fesë në Shqipëri. Përkujtojmë sot përvjetorit me dy shenja të mbara të nisjes së këtij viti, takimi me Papa Franceskut dhe nisjen e detyrës nga Presidenti Trump, në fjalën e tij në ceremoninë e përurimit.
Për komunitetin tonë, mesazhe të tilla shihen si mesazhe të dërguar nga Zoti. Shpresojmë të jetë vit i përmbushjes së domosdoshmërisë për stabilizimin e Statutit juridik të Urdhrit Bektashian.
Shprehim mirënjohje qeverisë shqiptare dhe zotit Ramë që është treguar i ndjeshëm ndaj kësaj domosdoshmërie, duke ofruar zgjidhje”, tha Baba Mondi.
Shteti sovran i Bektashinjve u njoftua nga kryeministri Rama pak muaj më parë, i cili theksoi se urdhri në fjalë do ketë më shumë vlerë simbolike si shenjë falënderimi për kontributin e bektashinjve në historinë e vendit ndërsa çështja shkaktoi jo pak zhurmë mediatike e në rrjetet sociale.