Industria e fondeve në parajsat fiskale përfundoi vitin 2024 me 4.51 trilionë dollarë asete nën menaxhim, një rritje prej 9.75% krahasuar me vitin e kaluar, sipas firmës kërkimore HFR.
Asetet totale u rritën me 401.4 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar, shuma më e lartë që nga viti 2021, kryesisht për shkak të paraqitjes së fortë të strategjive të ndryshme të investimit.
Pse është e rëndësishme
Rritja e aseteve të fondeve në parajsat fiskale nënvizon se sa e ndikueshme është kjo industri, e cila është më pak e rregulluar dhe përdor leva të ndryshme financiare, duke përdorur një gamë të gjerë strategjish tregtare dhe asetesh në tregjet financiare.
Gjithashtu, kjo tregon se fondet nëfjalë rifituan një farë tërheqjeje midis investitorëve. Flukset neto të hyrave në fondet në parajsat fiskale gjatë vitit 2024 arritën në 10.47 miliardë dollarë, që përfaqëson vitin e parë kalendarik që nga viti 2021 kur më shumë para hynë në industri sesa dolën. Megjithatë, në tremujorin e fundit, flukset e daljes arritën në 12.57 miliardë dollarë.
Konteksti
Asetet e fondeve n parajsat fiskale janë rritur me gati 56% që nga viti 2015, edhe pse industria ka luftuar për të tërhequr para të reja nga investitorët. Gjatë dekadës së fundit, flukset e daljes kanë tejkaluar flukset e hyrave me 166.8 miliardë dollarë, duke treguar se rritja e industrisë është drejtuar nga performanca e fondeve dhe jo nga flukset e reja të parasë.
Numrat
Mesatarisht, fondet në fjalë regjistruan një fitim prej 9.83% për investitorët në vitin 2024, sipas indeksit HFRI Fund Weighted Composite, me rezultate pozitive në strategjitë e aksioneve, makroekonomike, të drejtuara nga ngjarje dhe vlera relative. Krahasuar me këtë, indeksi S&P 500 arriti një kthim prej 23.3%.
Kenneth J. Heinz, presidenti i HFR, tha se menaxherët e portofoleve po “përgatiten për një gamë të gjerë ciklesh tregu, me mundësinë e volatilitetit dhe shpërndarjeve ndërsa investitorët përshtaten me politikat e reja në lidhje me normat e interesit/inflacionin, legjislacionin dhe tarifat” në vitin 2025.
“Kapitali total global i industrisë së fondeve në parajsat fiskale u rrit në një rekord tremujor të pestë radhazi, ndërsa menaxherët, institucionet dhe investitorët u përgatitën për ndryshime të gjera politike që me siguri do kenë implikime të rëndësishme dhe të gjera për strukturën, rregullimin dhe kapitalin e tregjeve financiare në SHBA dhe në nivel global,” shtoi ai.