Manchester City përmbys 3-1 Chelsean


Spektakël në ‘Etihad’. Manchester City përmbysi 3-1 Chelsean dhe e kalon në renditje, duke bërë që djemtë e Pep Guardiolës të harrojnë javët e fundit dhe të rikthehen te sukseset.

Miqtë nga Londra kaluan në epërsi pas vetëm tre minutave lojë me Madueke. Ishte një gabim i afrimit të ri të janarit, Khusanov, që i dhuroi një top kundërshtarëve.

City nuk u pajtua me këtë rezultat dhe në fundin e pjesës së parë barazoi me Gvardiol. Në pjesën e dytë Haaland shënoi një gol të bukur pas pasimit nga portieri Ederson, kjo edhe për gafë të gardianit Sanchez.

Më pas Haaland do pasonte për Foden i cili do “vuloste” ndeshjen tre minuta nga fundi me rezultatin 3-1.

Tanimë City me 41 pikë merr vendin e katërt, duke lënë pas Chelsean me 40 pikë në vendin e gjashtë.