Përfshihet nga flakët garazhi i një pallati në Komunën e Parisit, forcat zjarrëfikëse evakuojnë banorët


Një zjarr ka shpërthyer në garazhin e një pallati 8-katësh në Komunën e Parisit pasditen e sotme, ndërsa raportohet se forcat zjarrfikëse kanë nisur evakuimin e banorëve.

Forcat zjarrfikëse janë duke tentuar të shuajnë flakët që kanë përfshirë garazhin, ndërsa efektivë të tjerë evakuojnë banorët në katet e sipërme.

Aktualisht, grupi hetimor është duke punuar për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit. Informacione të mëtejshme do të publikohen pas përfundimit të hetimeve dhe normalizimit të situatës.