Plagosje me thikë në Delvinë


Një 38-vjeçar është plagosur me thikë në Delvinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri natën e mbrëmshme pranë një lokali ndërsa i plagosuri është Panajot Imeri i cili është goditur me thikë në brinjë e krahë.

Ai është dërguar në spitalin e Sarandës ku është jasht rrezikut për jetën.

Në pranga ka përfunduar 55-vjeçari FestimAbdi i njohur më nofkën “Feçi”. Ai akuzohet si autori plagosjes ndërsa njihej si ish-biznesmen i lokaleve të natës në Sarandë dhe ka precedent penalë më parë.