Policia ka dhënë detaje mbi plagosjen në Orikum mbrëmjen e sotme.
Blutë e Vlorës dyshojnë se konflikti ka nisur mes dy personave ku mbeti i plagosur shtetasi S.V 29-vjeç ka nisur në barin e një karburanti.
Policia ka identifikuar si autor të dyshuar për plagosjen me armë shtetasi me iniciale Q.B.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.