Tiranë, mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në ‘Astir’, arrestohet njëri prej djemve


Është arrestuar njëri prej autorëve që mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në zonën e Astirit, ngjarje e ndodhur më 9 janar 2025.

Në një njoftim për median policia informon se në pranga ka rënë Ermal Binjaku, 36 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në një apartament në Astir, informoi sot policia e Tiranës.   

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim, Joni Sadikaj, Skerdi Sina, Arnold Jaho dhe Ogert e Anduen Alia

Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e personave  të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.