“100 mijë palestinezë në Shqipëri” – Rama: Lajm i rremë, nuk na i ka kërkuar askush


Kryeministri Edi Rama ka mohuar lajmet se 100 mijë palestinezë mund të vijnë në Shqipëri.

Sipas lajmeve bisedimet mes Administratës Trump dhe qeverisë shqiptare kishin nisur për zhvendosjen e tyre në Shqipëri.

“Administrata e Trumpit është në diskutime me qeverinë shqiptare për mundësinë e zhvendosjes së 100 mijë palestinezëve të Gazës në Shqipëri”-thuhet në postimin e Open Source Intel.

Pas këtyre lajmeve të shpërndara në rrjetet sociale kryesisht atë “X” ka reaguar Kryeministri Edi Rama.

Ai ka mohuar lajmin duke e quajtur të rremë dhe sipas tij Shqipërisë nuk i është kërkuar nga askush një gjë e tillë.

Madje Rama shton se nuk e kanë menduar të marrin një gjë të tillë përsipër.

Respekt dhe solidaritet të plotë për popullin e Gazës, i cili është dehumanizuar nga regjimi i egër i Hamasit dhe ka duruar një luftë djallëzore pas tmerreve mesjetare të 7 tetorit. Por më lejoni të jem i qartë: Shqipërisë nuk është kërkuar nga askush dhe as ne nuk mundemi. madje nuk nuk mendojmë të marrim përsipër ndonjë përgjegjësi të tillë.

Jemi krenarë për miqësitë tona të forta me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin dhe, natyrisht, me popullin palestinez, shtetin e të cilit Shqipëria e ka njohur shumë kohë më parë.

Por Shqipëria nuk është në Lindjen e Mesme dhe nga zemra e Europës, ne nuk mund të bëjmë më shumë se çdo vend tjetër europian në një çështje të tillë. Megjithatë, ne dëshirojmë dhe lutemi që popullit palestinez t’i jepet shansi të jetojë në shtetin e tij, si njerëz të lirë nën sundimin demokratik, dhe që Hamasi të mos jetë më kurrë në gjendje të dëmtojë Izraelin – ose, para së gjithash, vetë palestinezët”-shkruan Rama.