Ahmetaj: Rama e shkarkoi Ervin Hoxhën si të korruptuar tani e ka Ministër të Brendshëm


Arben Ahmetaj duke komentuar vendimet e kryeministrit Rama zbuloi se Ministri aktual i Brendshëm është shkarkuar nga vetë Rama si i korruptuar kur ka qenë në strukturat e Ministrisë së Financave.

Ahmetaj tha se në momentin që është propozuar shkarkimi i tij me kërkesë të kryeministrit Edi Rama e ka pyetur se çfarë ka bërë, ai i është përgjigjur se është njeri i korruptuar.

Por sot Rama e ka ministër të Brendshëm.

Ahmetaj tha se Ervin Hoxha u emërua ministër nga krimi i organizuar dhe Belinda Balluku.

Ministri i Brendshëm është histori më vete, kapitull më vete që, ‘for the record’. Kreu i organizatës, dikur, kur punonte si drejtor i hetimit tatimor e shkarkoi nga puna për korrupsion”-tha Ahmetaj.