KQZ-ja vendosi sot të rishpërndajë komisionerët për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Sipas vendimit të ri, PS-ja do i ndajë komisionerët me PSD-në e Tom Doshit ndërsa PD-ja me PL-në e Metës dhe PDIUN-në e Idrizit.
Vendimi erdhi pasi Kuvendi i ktheu përgjigje KQZ-së mbi një kërkesë të kësaj të fundit për numrin e herëve që PSD-ja ka bashkuar votat me PS-në në Kuvend, shkruan Shqiptarja.