Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të rremë se kryetari i Partisë Demokratike Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, “ka humbur jetën në një aksident rrugor”.
“Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen”, shkruan Rama teksa ka ripostuar statusin e Bashës.
Ndërkaq më herët kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, reagoi pas përhapjes së lajmit të rremë në rrjetet sociale, ku pretendonte se ai kishte humbur jetën në një aksident automobilistik.
Basha e quajti lajmin të pavërtetë dhe shtoi se ata që përhapin lajme të tilla janë ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë, por siguroi se ai dhe qytetarët nuk do t’i lejojnë këtë.
“Ndoshta disa do të trishtohen, por ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik. Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë!” – shkruan Basha.