Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Arben Meskutin, i cili po hetohet si pjesë e një grupi kriminal për mikrokreditë dhe pronar i disa shoqërive financiare që ngritën një skemë piramidale. Meskuti kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në Vendimin Unifikues e Njësues Nr. 55, datë 13.10.2021, me vendimin Nr. 69, datë 27.01.2025, vendosi: Rrëzimin e kërkesës. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.” – thuhet në vendimin e gjykatës.
Procedimi i dosjes në fjalë nisi në shkurt 2020 ndërsa nga hetimet prokuroria ka zbuluar se pesë shoqëritë financiare, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë, 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë eurosh.
Përmbaruesit e këtyre shoqërive blinin kreditë nga bankat e nivelit të dytë e më pas përmes shantazhit, kërcënimit e mashtrimit detyronin debitorët të merrnin kredi tjetër për të shlyer të parën.
Edhe skema e përdorur nga kompanitë MCA dhe Final, po hetohet në të njëjtën formë ndërsa dy kompanitë e fundit kishi gjithsesj 32,542 klientë, nga të cilët 90% e tyre ishin në sekuestro preventive.