Mijëra palestinezë kthehen në veri të Gazës


Dhjetëra mijëra palestinezë po kthehen në veri të Gazës pasi Izraeli hapi korridoret përmes Korridorit Netzarim.

 Pamje me dron tregojnë turma të mëdha njerëzish duke ecur përgjatë rrugës bregdetare, ndërsa ata që udhëtojnë me automjete përballen me pritje disa-ditore në pikat e kontrollit. 

Kthimi i palestinezëve ishte planifikuar për të shtunën, por u vonua për shkak të një debati mbi një peng izraelit, Arbel Yehud.

Për shumë nga të kthyerit, kthimi drejt veriut vjen me pasiguri dhe frikë për atë që do të gjejnë.

“Nuk e dimë çfarë do të gjejmë, përveç plagëve,” tha një palestinez që po kthehej në shtëpi, përcjell BBC. 

Nga ana tjetër, Presidenti Trump ka propozuar një plan për zhvendosjen e palestinezëve në Jordani dhe Egjipt, duke e quajtur atë një “pastrim” të Gazës.

 Megjithatë, ky propozim u refuzua menjëherë nga të dyja vendet dhe u kritikua gjerësisht nga vende të tjera në rajon. 

Situata në Gaza mbetet kritike, me kthimin e palestinezëve që përballet me sfida logjistike dhe humanitare, ndërkohë që rajoni është ende i përfshirë nga tensione të thella dhe paqartësi për të ardhmen.