Presidenti kolumbian Gustavo Petro hoqi dorë nga deklarata e tij se nuk do pranonte fluturime deportimi nga Shtetet e Bashkuara. Ai tani thotë se do dërgojë avionin e tij presidencial për të marrë personalisht emigrantët e deportuar, tha një zyrtar amerikan për Breitbart.
Tërheqja e presidentit kolumbian erdhi pasi presidenti Trump njoftoi se do vendoste sanksione të shumta, përfshirë “tarifa emergjente 25%” – ndaj Kolumbisë në përgjigje të ndryshimit të premtimit të Petro-s për të pranuar fluturimet e dëbimit.
Të dielën, Petro – i cili fillimisht tha se do pranonte fluturime deportimi nga SHBA-ja, por më pas kundërshtoi të pranonte dy fluturime me 160 migrantë të deportueshëm – sugjeroi se ndryshoi mendje për pranimin e fluturimeve sepse SHBA-ja i trajton “emigrantët kolumbianë si kriminelë. ”
Petro më pas kërkoi nga Shtetet e Bashkuara “të vendosin një protokoll për trajtimin dinjitoz të emigrantëve përpara se t’i pranojmë ata”.
Presidenti Trump iu përgjigj çështjes në një postim të së dielës në Truth Social, duke deklaruar: “Sapo u informova se dy fluturime riatdhesimi nga Shtetet e Bashkuara, me një numër të madh kriminelësh të paligjshëm, nuk u lejuan të uleshin në Kolumbi”.
“Ky urdhër është dhënë nga presidenti socialist i Kolumbisë, Gustavo Petro, i cili tashmë është shumë i papëlqyer në mesin e popullit të tij”, vijoi Trump.
“Mohimi i këtyre fluturimeve nga Petro ka vënë në rrezik Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike të Shteteve të Bashkuara.”
Presidenti Trump vijoi të zbulojë se në përgjigje të kësaj, ai udhëzoi administratën e tij “të marrë menjëherë masat e mëposhtme urgjente dhe vendimtare hakmarrëse:”
-Tarifa urgjente 25% për të gjitha mallrat që vijnë në Shtetet e Bashkuara. Brenda një jave, tarifat prej 25% do rriten në 50%.
-Ndalim udhëtimi dhe heqje të menjëhershme të vizave për zyrtarët e qeverisë kolumbiane dhe gjithë aleatët dhe mbështetësit.
-Sanksione vizash për të gjithë anëtarët e partisë, anëtarët e familjes dhe mbështetësit e qeverisë kolumbiane.
-Inspektime të zgjeruara të doganave dhe mbrojtjes së kufirit të të gjithë shtetasve kolumbianë dhe ngarkesave për arsye të sigurisë kombëtare.
-Sanksionet e Thesarit, Bankar dhe Financiar të IEEPA të vendosen plotësisht.
“Këto masa janë vetëm fillimi”, shtoi Trump.
“Ne nuk do lejojmë që qeveria kolumbiane të shkelë detyrimet e saj ligjore në lidhje me pranimin dhe kthimin e kriminelëve që ata sollën në Shtetet e Bashkuara!”
Për më tepër, një zyrtar amerikan i tha Breitbart Neës të dielën se Ambasada e SHBA në Kolumbi do mbyllet të hënën, pasi Petro e anuloi premtimin e tij për të pranuar fluturimet e dëbimit.
Të dielën, qeveria kolumbiane lëshoi një deklaratë pasuese duke konfirmuar “pjesëmarrjen e saj në asamblenë e jashtëzakonshme të komunitetit të shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve, të mbledhur për 30 janar”.