Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në intervistën e tretë nga arratia për Syri TV e cilësoi Edi Ramën kreun e organizatës dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë si plaçkitësen më të madhe të buxhetit të shtetit.
Ahmetaj tha se Rama u tall në përpjekje për ta denigruar me arrestimin e tij.
“Më besoni duke marrë referenca të vërteta nga bizneset sot. Sot dëmi që ka shkaktuar Belinda Ballukut në buxhet shkon dyfishi i tërmetit të vitit 2019. Vazhdon të mbajë rekord e ka çuar në 11 miliardë dollarë nivelin e tenderave. Vetëm me tunelin e Llogarasë ka gëlltitur me dy inceneratorë të Fierit dhe Elbasanit dhe baras me 15 shkolla të mëdha”-deklaroi Ahmetaj.