SPAK pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Libohovës Leonard Hide


SPAK ka pushuar çështjen ndaj kryebashkiakut socialist të Libohohës, Leonard Hide.

Hide akuzohej për shpërdorim detyre pasi sipas hetimeve, në vitin 2021 kur Hida mbante detyrën e shefit të Krimeve në komisariatin e Gjirokastrës, nuk kanë ndjekur me hetime për rastet e kultivimit të kanabisit në zonat Panjë, Zhulat të Kolonjës, raporton gazetarja Klodiana Lala për News24.

Të akuzuar për ngjarjen ishin edhe Besnik Lila, ish-shefi i komisariatit të Gjirokastrës dhe punonjësit e policisë Leonard Hide, Hajdin Musaraj, Marenglen Dine, Edmond Late dhe Geraldo Nelaj.