Të paktën 22 persona u vranë dhe 124 të tjerë u plagosën nga forcat izraelite në Libanin jugor, tha Ministria libaneze e Shëndetësisë, pasi banorët e fshatrave pranë kufirit kundërshtuan urdhrat e ushtrisë izraelite për të mos u kthyer në shtëpitë e tyre.
Vdekjet vijnë pasi një afat kohor skadoi të dielën që Izraeli të tërhiqte forcat nga zona, si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi që i dha fund luftës disamujore me Hezbollahun.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit të nëntorit, të dyja forcat izraelite dhe të Hezbollahut ranë dakord të tërhiqen nga Libani jugor deri më 26 janar, në fund të një periudhe 60-ditore të përcaktuar në marrëveshje.
Por qeveria e Izraelit tha të premten se ushtria nuk do tië tërhiqte të gjitha forcat e saj nga Libani jugor deri në afatin e së dielës, duke fajësuar Libanin për dështimin për të mbështetur përfundimin e marrëveshjes. Nga ana tjetër, ushtria libaneze akuzoi Izraelin për “zvarritje”.
Ministria e Shëndetit Publik të Libanit tha se ushtria izraelite nisi sulmet ndaj qytetarëve libanezë të dielën duke u përpjekur të hynin në qytetet ende të pushtuara nga forcat izraelite.
Nga të vrarët, njëri ishte një ushtar “i shënjestruar nga armiku izraelit”, tha ushtria libaneze.
Videoja e verifikuar nga CNN tregonte banorët në këmbë në Kfar Kila, në Libanin jugor, duke u përpjekur të ktheheshin në fshatrat e tyre. Disa u panë duke mbajtur flamuj të Hezbollahut, ndërsa të tjerët mbanin pamje të luftëtarëve militantë të vrarë në luftë.