Eduart Lami është lënë në burg nga gjykata pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Ai është një nga të dyshuarit për vrasjen e Lulzim Vishës, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 24 janarit në Zll Mner të Tiranës.
Gjatë kontrollit në banesën e tij pas ngjarjes, policia gjeti një armë me silenciator dhe një sasi fishekësh ndërsa Lami nuk ka bërë asnjë deklaratë gjatë seancës në gjykatë.
Lulzim Visha u qëllua disa herë rreth 200 metra larg shtëpisë së tij, teksa udhëtonte me makinën e kompanisë ku punonte si poster.
Sipas prokurorisë, dyshohet se Visha ishte përplasur me Ervis Lamin, djalin e xhaxhait të Eduart Lamit, lidhur me një pronë.