Anija italiane sjell 49 emigrantë në Shëngjin


Anija ushtarake “Cassiopea” ka mbërritur mëngjesin e sotëm nga Italia duke sjellë 49 emigrantë të paligjshëm.

Kjo është hera e tretë që Italia sjell emigrantë të paligjshëm në kampet e ndërtuara në Shëngjin e Gjadër për pritjen dhe trajtimin e tyre.

Pas zbarkimit ata do u nënshtrohen procedurave.  Dy herët e tjera pa ardhes, emigrantët janë kthyer sëris në Itali pas vendimit të një gjykate atje, që cilësoi të paligjshëm operacionin.

Ndërsa çështja është në shqyrtim e sipër në Gjykatën e Strasburgut, deri atëherë operacionet do vijojnë.

Kryeministrja italiane Meloni ka pohuar vijimësisht se plani i qeverisë së saj për dërgimin e emigrantëve në Shqipëri do funksionojë.