Berisha: Lubi Balluku, hajdute e pandalshme


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër zv.kryeministren Belinda Balluku, duke e quajtur atë një “hajdute të pandalshme” me një etje të madhe për të vjedhur.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se Balluku ka abuzuar me pozitat e saj dhe ka shpërdoruar pasurinë publike.

“Jo më kot e kam quajtur unë ‘lubi Balluku’. Ajo përbën një hajdute të pandalshme, me një etje të pashuar për të vjedhur cdo gjë. Nuk harroj ndonjëherë kur drejtore e AlbControll-it shpenzoi 220 mijë euro për zyrën e vet. Një simbol i urryer i asaj që një grua nuk duhet të jetë kurrë, kurrë.”