Gjatë gjithë karrierës së tij legjendare të modës, Karl Lagerfeld pohoi se “Arti është Art, Moda është Modë”. Por një ekspozitë e re, “Louvre Couture, Art and Fashion: Statement Pieces”, mund të dëshmojë se stilisti i ndjerë gjerman e kishte gabim.
Ekzpozita e pazakontë që zgjat deri më 21 korrik, do paraqesë 45 stilistë – nga Chanel dhe Balenciaga te Versace dhe Yves Saint Laurent – duke zbuluar një dialog të paparë midis artit dhe modës nga vitet 1960 deri më sot.
Shtatëdhjetë veshje dhe 30 aksesorë nga një mori stilistësh të njohur janë paraqitur në këtë shfaqje historike – ekspozita e parë e modës e organizuar ndonjëherë në Luvër – me krijime të fshehura shpesh mes dhomave dhe galerive të muzeut 100,000 metrash katrorë.
Ndërsa kjo është hera e parë që Luvri ekspozon veshje të modës, veshjet janë të gjithëpranishme në galeritë e tij, nga “The Lacemaker” e Vermeer-it te “Grand Odalisque” lakuriq e Ingres.
“Është shumë e rëndësishme që Luvri të vijojë të hapet për brezat e rinj dhe të jape ndihmën e tij të vogël për të kuptuar botën e sotme. Kjo është pikërisht ajo që bën kjo ekspozitë”, tha Laurence des Cars, presidenti i muzeut, në një intervistë në Luvër.
Koleksioni gërsheton fijet midis modës dhe një grupi të larmishëm “objektesh arti” – duke përfshirë sixhade, qeramikë, portrete, skulptura dhe paraqitjen e vetë galerive të Luvrit. Vizitorët ftohen të fluturojnë – ose të enden pa qëllim, siç thotë thënia franceze – nëpër muze dhe të zbulojnë koleksionet e tij më pak të njohura.