Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme (28 Janar) në Shkodër, ku një 84-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 në aksin Shkodër-Koplik, kur shtetasi K. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe ka përplasur motomjetin me drejtues B. T., rreth 84 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, B. T. ka ndërruar jetë në spital. .
“Shtetasi B. T. ka humbur jetën në spital. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale”, bëri me dije policia vendore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.