Mbyllja e TikTok-ut, Rama: E vetmja zgjidhje për momentin


Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, ku ka zhvilluar një bisedë të veçantë me dy studente të këtij fakulteti.

Gjatë intervistës, Rama u ndal te çështja e mbylljes së TikTok në Shqipëri, duke shpjeguar arsyet pas këtij vendimi dhe hapat e ardhshëm.

Ai tha se aplikacioni do të mbyllet, dhe se janë parashtruar shqetësimet nga ana e qeverisë.

‘Do ta mbyllim, ne nuk kemi zgjidhje tjetër, jemi në një dialog me Tik Tok, kemi parashtruar shqetësimet tona, dhe kemi rënë dakord në një kohë të arsyeshme kur të jenë gati do të na paraqesin disa propozime. Një nga pikat është se Tik Tok nuk ka filtra për gjuhën, ndërsa në gjuhë të tjera dhe arrinë që ri kap fjalët që nuk duhen përdorur’, tha ai.

Teksa u pyet lidhur me sigurinë kibernetike, ai u shpreh se tashmë mbrotja nga sulmet kibernetike është

‘Kemi bërë goxha punë, pas atij sulmi që patëm dhe kemi marr dhe vënë në dispizionin të shtetit instrumenta të sofistikuar dhe jemi në një pozion më të fortë se kemi qenë dhe është e vështirë të sulmohemi. Ne kemi sulme të vazhdueshme nga të 4 anët, por fati që nuk ndodhë që bvejn si reuzltë e asaj që mbrojtja është bërë e fortë’, tha ai.