Plagosen dy vëllezër me thikë në Tiranë, në pranga autori


Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Ali Visha” në Tiranë, ku dy vëllezër, A. K. 51 vjeç dhe A. K. 57 vjeç, janë plagosur pas një konflikti të mundshëm për motive banale. Sipas policisë, shtetasi Sh. H., rreth 51 vjeç, ka goditur me një mjet prerës dy vëllezërit, të cilët janë transportuar menjëherë në spital dhe po marrin kujdes mjekësor.

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe po merret në pyetje për veprime të mëtejshme procedurale.

“Rreth orës 12:50, në rrugën “Ali Visha” pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. H., rreth 51 vjeç ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasit A. K., 51 vjeç dhe A. K., 57 vjeç(vëllëzer), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Nr. 1, autorin e dyshuar shtetasin Sh. H, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të rastit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.