Senati amerikan konfirmoi të hënën Scott Bessent si Sekretar të Thesarit. I përzgjedhuri i presidentit Trump për postin e rëndësishëm ka qenë më herët menaxher i një fondi miliarda dollarësh dheka punuar vijimësisht për Soros Fund Management. Tashmë ai ka marrë përsipër një rol kyç në formësimin e ambicieve politike të administratës së re rreth shkurtimeve të taksave dhe shpenzimeve dhe menaxhimit të marrëdhënieve ekonomike me aleatët dhe kundërshtarët.
Si sekretari i 79-të i Thesarit, Bessent do ketë ndikim mbi mbledhjet e taksave të vendit dhe tregun e borxhit të thesarit prej 28 trilionë dollarësh, me ndikim të madh mbi politikën fiskale, rregulloret financiare, sanksionet ndërkombëtare dhe investimet nga jashtë.
Votimi ishte 68-29, me 16 demokratë që mbështesin nominimin.
Bessent, 62 vjeç, tashmë po formohet si një avokat i fuqishëm për axhendën ekonomike të Trump, e cila përqendrohet në uljen e taksave dhe vendosjen e tarifave të larta që demokratët dhe disa ekonomistë, argumentojnë se mund të zhbëjë një pjesë të përparimit që ka bërë Rezerva Federale në uljen e kontrollit mbi inflacionin.
Në seancën e tij të konfirmimit, Bessent paralajmëroi se dështimi për të rinovuar 4 trilionë dollarë në uljet e taksave që skadon në fund të këtij viti do ishte një “fatkeqësi” për amerikanët e klasës së mesme.
Ai gjithashtu kundërshtoi idenë se politikat e Trump do ishin inflacioniste dhe tha se përpjekjet e administratës për të rritur prodhimin e naftës në fakt do ndihmonin në uljen e çmimeve.
Si zyrtari më i lartë ekonomik i Trump, Bessent do përballet me një sërë sfidash, më të menjëhershmet prej të cilave do jenë menaxhimi i rjedhjes së parave federale pasi qeveria goditi kufirin e saj ligjor të borxhit në ditën e dytë të Trump në detyrë. Edhe para se të betohet, Departamenti i Thesarit po përdorte “masa të jashtëzakonshme” për të shmangur shkeljen e kufirit dhe shkaktimin e një mospagimi katastrofik.
Bessent, 62 vjeç, është themeluesi i fondit “Key Square Capital Management” dhe ka punuar vazhdimisht për “Soros Fund Managment” që nga viti 1991. Ai është homoseksuali i parë në postin e Sekretarit të Thesarit në Shtetet e Bashkuara. Bessent është një mbështetës i kontrollit të ashpër të deficitit dhe ka thënë se do punojë për të ulur borxhin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.