U kapet kokainë, pranga tre të rinjve në Tiranë


Tre të rinj janë arrestuar nga policia pasi akuzohe për shitje kokaine. Në pranga kanë rënë 21-vjeçari Ilzaj Çullhaj, 21-vjeçari Arjel Cinaj dhe 19-vjeçari Xhejson Mukaj.

Ata janë kapur në flagrancë pranë një qendre tregtare në Tiranë dhe pas kontrollit, 19-vjeccarit Mukaj i janë kapur rreth 107 gramë kokainë.

“TIRANË – Pas disa muajsh hetimesh, është finalizuar operacioni policor i koduar “Collaboration 2”. Gjatë këtij operacioni, janë kapur në flagrancë tre shtetas në momentin e shitjes së një sasie kokaine.

Operacioni rezultoi me arrestimin e shtetasve Iljaz Cullhai (21 vjeç), Arjel Cinaj (21 vjeç) dhe Xhesjon Mukaj (19 vjeç), të tre banues në Tiranë. Ata u kapën pranë një qendre tregtare, ku Xh. M. u gjet me 107 gramë lëndë narkotike kokainë, gjatë kontrollit fizik.

I.C., 21 vjeç, A. C., 21 vjeç dhe Xh. M., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë. Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në afërsi të një qendre tregtare, në momentin e shitjes së një sasie kokaine (107 gramë), e cila iu gjet shtetasit Xh. M., gjatë kontrollit fizik.” – thuhet në njoftimin e policisë.