Komisioni i Medias do kërkojë ndërprerjen e garës për kreun e RTSH-së: Nëse s’reflektojnë, shkarkojmë Këshillin Drejtues


Komisioni i Medias do i kërkojë Këshillit Drejtues të RTSH ndërprerjen e garës për zgjedhjen e kreut të ri të RTSH-së.

Lëvizja e Kuvendit vjen pas denoncimeve për paligjshmëri të procesit zgjedhor pas skualifikimit nga Këshilli Drejtues të tre kandidatëve dhe lënien në garë vetëm të drejtores së komanduar Aurora Polo dhe Jetmir Shpuzës.

Ditën e djeshme deutetet e PD-së e PS-së Zhupa e Kushi denoncuan procesin dhe i kërkuan Këshillit Drejtues të RTSH-së të hapin garën ndryshe oaralajmëruan masa drastike nga ana e Kuvendit.

Nuk kemi lidhje me emrat, kemi lidhjet me hapat, duhet të jetë garë e hapur, transparente meritokratike, do i dërgojmë një shkresë siç e kërkuat që të ndërpresin procesin dhe të na informojnë çfarë po ndodh, se kanë të drejtën të mbrojnë punën e tyre nëse po bëjnë punë të drejtë siç pretendojnë ata, sot ose nesër, sepse kanë njoftuar të premten seanca dëgjimore të 2 kandidatëve që kanë zgjedhur”, u shpreh Kushi.

Ndërkohë kryetarja e komisionit, demokratja Zhupa nënvizoi se nëse Këshilli Drejtues nuk zbatonkërkesën, atëherë do vijohen hapat parlametare të shkarkimit të anëtarëve.

“Jemi dakord, të përfshijmë në shkresë edhe faktin që këtë detyrim që i japim për të ndërprerë procesin, nëse nuk e zbatojnë, ne pala e opozitës do të kërkojmë shkarkimin e tyre nga këshilli drejtues. T’ia vendosim që nëse nuk zbatojnë këtë kërkesë të komisionit ne do të jemi të detyruar të vazhdojmë me procedurën parlamentare të anëtarëve të këshillit të drejtimit. Të 5 që përfaqësojnë pakicën parlamentare në Këshillin Drejtues, jemi të gatshëm ti shkarkojmë, dhe ti kërkojmë Kuvendit emërimin e të tjerëve në përputhje me ligjin, se është krijuar ideja në Këshillin Drejtues që ata s’kanë çfarë bëjnë se na kanë zgjedhur se s’do bien dakord me njëri tjetrin PS-PD dhe mendojnë se janë pronarë të fakto të RTSH. Unë shpreh vullnetin tim në emër të grupit të PD që nëse nuk ndërpresin procesin, që të hënën fillojmë procedurat për procedurat e shkarkimit”, theksoi Zhupa.

Ajo shtoi më tej se lëvizja e Kuvendit nuk është kërcënim po parralajmërim ndërsa propozoi hetim për konflikt interesi për anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH, nëse ngërçi zgjidhet dhe ata qëndrojnë në detyrë.

“Ky nuk është kërcënim, është paralajmërim siç bën çdo njeri që ka në mbikëqyrje një institucion tjetër, për ta paralajmëruar siç e kërkon ligji që mos të jetë në mënyrë të rrufeshme pse na shkarkuan. Çdo shkelje e ligjit ka një pasojë mbrapa. Pasi të zgjidhim ngërçin e këtij procesi, nëse ata qëndrojnë ende në detyrë, për secilin të bëhet pjesë skanimi për konfliktin e interesit. S’mund ta kthejmë Këshillin Drejtues njërën dorë në bakllava, tjetrën në revani”, theksoi Zhupa.

Sipas Këshillit Drejtues të RTSH-së tre kandidatët e skualifikuar, Eni Vasili, Kliton Rama dhe Ermal Hoxha kishin pasur mangësi në dosjet e aplikimit.