Robert F. Kennedy Jr. përballet me pyetje në Senat për postin e sekretarit të Shëndetësisë


Robert F. Kennedy Jr., i zgjedhuri i Presidentit Donald Trump për postin e Sekretarit të Shëndetësisë në SHBA, po përballet me pyetje në seancën e konfirmimit në Senat. 

Kennedy, i cili është një kritik i vaksinave, është kritikuar më parë për përhapjen e dezinformatave, përfshirë pretendimet për një lidhje mes vaksinave dhe autizmit. 

Nëse konfirmohet, ai do të drejtojë Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, një institucion që mbikëqyr çështje të rëndësishme si siguria ushqimore dhe kërkimi mjekësor, sipas BBC.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Amerikane të Shëndetit Publik (APHA) ka deklaruar më parë se organizata “absolutisht do ta kundërshtojë” emërimin e Kennedy-t.

Megjithatë, Trump ka shprehur besimin e tij se ai mund të “bëjë Amerikën të madhe dhe të shëndetshme sërish.”

Përveç Kennedy-t, sot në Senat po zhvillohen seanca për konfirmimin e kandidatëve të tjerë të administratës Trump, përfshirë të propozuarit për drejtor të FBI-së dhe prokuror të përgjithshëm.