Berisha fton qytetarët në protestë: Në 8 shkurt ora 17.00, të gjithë në Tiranë


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka bërë thirrje shqiptarëve që të protestojnë më 8 Shkurt.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale iuBerisha shprehet se në datë 8 shkurt, ora 17:00, të gjithë duhet të jenë në kryeqytet për të protestuar.

Kreu i demokratëve kujton akuzën e ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj në drejtim të kryeministrit Rama, se ky i fundit ka pirë një verë që kushton mbi 33 mijë euro.

“Përgjigja jonë më 8 shkurt, ora 17:00, të gjithë në Tiranë!”, shkruan Berisha.