Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se më 8 shkurt e gjithë Shqipëria do të zbresë në Tiranë në protestën më të madhe që ka njohur kryeqyteti.
Gjatë një takimi me drejtuesit politik dhe degët e Partisë Demokratike Berisha komentoi planin e SPAK për zgjedhjet ku akuzoi Altin Dumanin se është duke fjetur mbi dosjet monstruoze të krimit elektoral. Berisha denoncon skandalin 90 milion euro ku eksponentët e Hakmarrjes për Drejtësi rezultojnë nonkontraktorë të hekurudhës, përmes ligjit që u dërgua sot në Parlament.
Me 8 shkurt, Tirana do të njoh protestën më të madhe në ekzistencën e saj.
Berisha iu përgjigj edhe të ashtuqujaturës platformë për hetimin e krimeve zgjedhore të prezantuar nga kreu i SPAK-ut Altin Dumani, teksa kishte një parlajmërim për të dhe kryeministrin Rama.
Kryedmeokrati hodhi akuza për përfshirjen e shtetit në fushatë zgjedhore duke përdorur asetet dhe funksionet publike, dhe u bëri thirrje qytetarëve ti presin me protesta
Berisha bëri edhe një denoncim të fortë lidhur me projekligjim e huas 90 mln euro për ndërtimin e hekurudhës tiranë Durrës, ku sipas tij nënkontraktor është hakmarrja për drejtësi.
Gjatë takimit Berisha u shpreh se opozita po ecën e sigurt drjejt fitores në 11 maj.