Britanikët thyejnë akullin me Berishën- Deputetët shkojnë ta takojnë


Deputetët britanikë po zhvillojnë aktualisht një takim me Sali Berishën.

Ata u ftuan në Shqipëri nga Qendra Konservatore Shqiptare.

Pala shqiptare që i ka ftuar kanë qenë Enri Ceno, Nikola Kedhi, Alfred Pellumbit dhe Besa Manaj.

Ky është takimi i parë i këtij niveli për Berishën që prej shpalljes “non grata” nga ShBA dhe Britania. 

“Së bashku me miqtë dhe bashkëpuntorët e Institutit Konservator dhe Sekretariatit, Besën, Alfredin dhe Nikolën pritëm Andrew Rosindell deputet i Romford për Partinë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, Ministër i Jashtëm në hije, Anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme. Martin Vickers Deputeti konservator i Mbretërisë së Bashkuar, Kryetar i grupit parlamentar miqësor të MB-së dhe Ballkanit. Philippa Broom ish-drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë për Partinë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar dhe anëtare e Bordit të grave konservatore dhe Pierre Plumeau Këshilltar i Andrew Rosindell”- thuhet në njoftimin e qendrës.