Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i shoqëruar nga ministri i jashtëm grek Giorgos Gerapetritis, ka mbërritur në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së kryepeshkopit Anastas.
Pas homazheve para arkivolit të kryepeshkopit, Mitsotakis u shtrëngoi dorën kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
Pjesëmarrës në ceremoni ishin gjithashtu presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, lideri i PASOK, përfaqësues të opozitës greke, dhe Fredi Beleri, eurodeputeti i zgjedhur nga Greqia.


Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama mbërritën në katedralen Ngjallja e Krishtit për ceremoninë e lamtumirës së kryepeshkopit Anastas.